Barça publikon listën për ndeshjen me Interin – çfarë për Messin
Barcelona e ka publikuar listën e të ftuarve për udhëtimin në Milano, ku do të përballen me Interin në ndeshjen e vlefshme të Champions Leagues.
Ndeshja do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës me fillim nga ora, 20:55.
Messi ka qenë jashtë fushave të gjelbërta për disa javë pasi pësoi frakturë në krah, transmeton IndeksOnline.
Ai nuk pritej të luante, madje as të ishte në bankën rezervë në ”Giuseppe Meazza”, por tani Ernesto Valverde e ka ftuar atë.
Në njoftimin zyrtar të Barcelonës shkruhet se Messi është në listë, por pa ”qartësime mjekësore” të stafit përgjegjës.
Samuel Umtiti, Thomas Vermaelen dhe Sergi Samper mungojnë në këtë listë, derisa janë ftuar edhe yjet e Barcelona B, Inaki Pena dhe Chumi.
Kjo është lista e plotë:
Ter Stegen, Semedo, Pique, Rakitic, Sergio Busquets, Denis Suarez, Coutinho, Arthur, Suarez, Messi, O Dembele, Rafinha, Cillessen, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Munir, Sergi Roberto, Vidal, Alena, Inaki Pena, Chumi./IndeksOnline/