20:40 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / C E

Barca rikthen shpresat, mposht Dynamo Kievin

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme.

Katalonasit kanë mposhtur Dynamo Kievin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Gerard Pique në minutën e 36-të.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e tretë me 3 pikë, një më pak se Benfica dhe 3 më pak se Bayerni. /IndeksOnline/