Barca rinovon me Ansu Fatin, i vendos një klauzolë të ‘çmendur’

Ansu Fati do të jetë e ardhmja e Barcelonës.
Klubi katalonas ka zgjatur kontratën me lojtarin edhe për gjashtë vite.
Në njoftimin e klubit thuhet se Fati do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në vitin 2027.
Në kontratën e re është vendosur edhe një klauzolë lirimi.
Secili klub që dëshiron shërbimet e Ansu Fatit duhet të paguaj 1 miliard euro.
Këtë shifër Barcelona e ka vendosur për të mos e bërë gabimin e njejtë si me Neymarin. /IndeksOnline/