19:42 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Barca synon futbollistin më në formë të Milanit

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez, është dëshirë e madhe e Barcelonës për merkaton e verës.

Sipas “Marca”, katalanasit janë duke përgatitur ofertën për francezin i cili shkëlqeu te Milani këtë sezon.

Hernandez shënoi 6 gola në Serie A me Milanin dhe çmimi i tij në treg është rritur shumëfish. Rosonerët e transferuan Hernandezin nga Reali verën e kaluar për 20 milionë euro.

Marca shkruan se Hernandez nuk ka asgjë kundër rikthimit në Spanjë te rivalët e Realit, mirëpo Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga francezi.

Megjithatë Barcelona pritet të bëjë një ofertë prej 60-70 milionë eurove dhe Milani vështirë se do ta refuzojë atë. /IndeksOnline/