Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin kolumbian (Foto)
Skuadra e Barcelonës ka gati transferimin e parë të mini-afatit të janarit.
Sipas mediave në Kolumbi, mbrojtësi i Palmeiras, Yerry Mina Gonzalez ka arritur marrëveshje me klubin katalunas, transmeton IndeksOnline.
23-vjeçari këto dy sezonet e fundit ka bërë paraqitje fenomenale duke rënë në sy të gjigantit spanjoll.
Në 22 takime sa ka zhvilluar nga viti 2016, Yerry ka shënuar katër gola./IndeksOnline/