23:18 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Barcelona barazon rekordin historik të Real Sociedadit

Barcelona ka mposhtur skuadrën e Leganes me rezultat 3-1, falë një het-triku të shënuar nga Leo Messi.

Katalunasit po vazhdojnë ecurinë pozitive të fitoreve, kështu duke shkuar në 38 ndeshjë pa humbje në La Liga.

Me këtë fitore, Barcelona ka barazuar rekordin e vendosur nga Real Sociedad në vitin 1980.

Real Sociedadit ishte skuadër e pamposhtur në 38 ndeshje të La Ligës në sezonet 1978/79 dhe 1979/80.

Kishte qenë Espanyol skuadra që ia kishte ndërprerë këtë ecuri Real Sociedadit në atë kohë.

Ndërkohë, tani Barcelona do të kërkojë të thyejë këtë rekord duke e tejkaluar Sociedadin javën e ardhshme me një fitore eventuale ndaj Valencias.

Gjatë 31 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në ligë, klubi katalan i ka fituar 24 dhe ka barazuar në shtatë prej tyre. /IndeksOnline/