75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / C E

Barcelona dëshiron të zgjasë qëndrimin e Joao Cancelo-s, por City pranon vetëm me një kusht

Që kur mbërriti te Barcelona, ​​Joao Cancelo duket se ka gjetur formën e tij më të mirë.

Mënyra se si është shfaqur me katalanasit i ka bindur drejtuesit e Barçës, që të kërkojnë qëndrimin edhe pas përfundimit të huazimit në verën e 2024.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse Barcelona do ta blejë kartonin e mbrojtësit, pasi City nuk ka ndërmend që ta japë sërish në huazim, por dëshiron që të shpëtojë nga portugezi, të cilin është i gatshëm ta shesë për 30 milionë euro.