18:06 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Barcelona e gatshme për shitjen e 5 yjeve të skuadrës, gjigantët anglez të ‘etur’ për t’i blerë

Barcelona është duke u përgaditur të shesë disa yje të skaudrës gjatë kësaj vere, kurse skuadrat e ligës angleze po i dëshirojnë në skuadër.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi katalunas është i gatshëm të marrë oferta për Griezmann, Coutinho, Rakitic, Vidal dhe Umtitin, transmeton IndeksOnline.

Befasia është Griezmann pasi që ai u transferua te Barcelona vetëm verën e kaluar.

Kurse Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Manchester United janë të interesuar për transferimin e Coutinhos por edhe futbollistëve të tjerë.

Arsenal po ashtu ka një kohë që është e interesuar për transferimin e Umtitit ndërsa Rakitic dhe Vidal janë në fokusin e Manchester United./IndeksOnline/.