16:15 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Barcelona e ka humbur identitetin, kërkon sulmuesin plak 35 vjeçar

“E ka humbur rrugën në oborr” është një thënie popullore që mund të përshkruaj më së miri situatën e klubit të Barcelonës.

Katalunasit janë në kërkim të blerjes edhe të një sulmuesit. Kjo pasi trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk është i bindur nga aftësitë e sulmuesit shqiptar, Rey Manaj, transemton Indeksonline.

Siç raporton ESPN, Barcelona e ka si opsion sulmuesin 35 vjeçar, kroatin, Mario Mandzukic.

Koeman do një sulmues dhe bordi i Barcelonës po mendon të bëj një lëvizje të shpejtë në fund të afatit kalimtar./Indeksonline/