08:03 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Barcelona e ngacmon Juventusin: Ishim të kënaqur që e patë lojtarin më të mirë në botë

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit në Torino me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një paraqitje shumë të mirë për katalonasit e ka bërë edhe Lionel Messi që si duket e ka “karikuar” dorëheqja e Bartomeos.

Argjentinasi ishte nga më të mirët në fushë dhe shënoi një gol nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Barcelona ka gjetur kohë të ngacmoj Juventusin në rrjetet sociale duke i dërguar një mesazh interesant.

Ne jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni Lojtarin më të mirë në Botë në fushën tuaj“, ka shkruar Barca në Twitter duke e etiketuar skuadrën e Juventusit.

Kjo më shumë duket se ka ardhur pas rivalitetit të Messit me sulmuesin e Juves, Cristiano Ronaldo që mungoi për shkak se ende nuk është shëruar nga koronavirusi. /IndeksOnline/