Barcelona fitoi, por Valverde ”shpërthen” me kritika pas ndeshjes
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i është bashkuar kritikave ndaj fushës së lojës së Valladolidit pas fitores, 1-0 në mbrëmjen e djeshme.
Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij edhe para ndeshjes pasi u lansuan pamjet e fushës.
”Gjendja e fushës ka luajtur rol të madh në këtë ndeshje”, tha Valverde, transmeton IndeksOnline.
”Nuk jam duke thënë se këtu nuk kishte elemente tjera pasi edhe Valladolidi luajti mirë, por lojtarët rrëshqisnin dhe lojtarët tani pësuan disa lëndime”.
”E vërteta është se duket e pabesueshme që në këtë kohë të ndodhin gjëra të tilla. Mund ta imagjinoj që Valladolidi bëri të pamundurën për fushën, por mund të ketë arsye për këtë”.
Dembele e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në ndeshje dhe sërish ai ka luajtur rol krucial për katalunasit.
”Ne tentuam në taktika të ndryshme dhe ne bëmë dia ndryshime”.
”Më tutje, Valladolidi na shkaktoi probleme, por ne ia dolëm dhe fituam”, shtoi Valverde./IndeksOnline/