22:49 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Barcelona fiton ndaj modestëve hungarez, Pique humb ndeshjen me Juventusin

Barcelona ka mposhtur Ferencvaros me rezultat 5-1 në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

katalonasit në këtë ndeshje për më shumë se 20 minuta luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Gerard Pique në minutën e 68-të.

Messi shënoi golin e parë për Barcën në minutën e 27-të mga penalltia, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Ansu Fati në minutëm e 42-të pas një superasisti nga De Jong.

Coutinho realizoi golin e tretë për Barcën me të filluar pjesa e dytë.

Në minutën e 65-të, Pique u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi penallti për mysafirët.

Në gol e shndërroi Kharatin vetëm dy minuta më vonë.

Golin e katërt për Barcën e shënoi Pedri në minutën e 82-të.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes Dembele që shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Barcelona dhe Juventus ndajnë pozitat e para në grupin G me nga 3 pikë derisa Dynamo Kiev dhe Ferencvaros kanë nga 0 pikë. /IndeksOnline/