20:21 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona “fundos” ‘nëndetësen e verdhë’, rimerr kreun e La Ligas

Barcelona ka mposhtur Villarealin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 14-të të La Ligas.

Blaugranët kaluan në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes me golin e Pique, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi i riu Carles Alena tre minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca është në krye të tabelës të paktën edhe për dy orë me 28 pikë, dy më shumë se Sevilla që nga ora 20:45 luan me Alavesin. /IndeksOnline/