75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona i “hakmerret” Interit

Barcelona ka mposhtur Interin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët kaluan në epërsi në minutën e 32-të me golin e Rafinha, shkruan indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Jordi Alban në minutën e 83-të të ndeshjes.

Barcelona është në pozitën e parë në grupin B me 9 pikë, Interi në vendin e tretë me 6 pikë ndërsa PSV dhe Tottenham kanë nga një pikë. /IndeksOnline/