11:12 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Barcelona i reagon FIFA-s dhe UEFA-s, nuk tërhiqet nga vendimi për Superligën, e pranon dialogun!

Skuadra e Barcelonës ka ardhur me një njoftim zyrtar në lidhje me reagimet e fundit të UEFA-s për Superligën Evropiane.

Mbrëmë u raportua në media se tashmë 9 klube kanë firmosur kontratën e largimit dhe i janë bashkuar sërish UEFA-s, ku me këtë edhe shuhet Superliga, shkruan IndeksOnline

Por, Barcelona i qëndron prapa fjalëve të saj që i kishin thënë në fillim si anëtare e kësaj organizate.

Klubi shkruan se është i zhgënjyer me gjitha skuadrat që u larguan, ndërsa thotë se ende do të qëndron ashtu si ka filluar.

“Na vjen keq të shohim që miqtë tanë dhe partnerët themelues të projektit Superliga Evropiane e kanë gjetur veten në një pozitë kaq të paqëndrueshme dhe kontradiktore kur nënshkruan rikthimin në UEFA dje. Kështu ne përsërisim që, për të nderuar historinë tonë, për të përmbushur detyrimet tona ndaj akterëve dhe tifozëve tanë, për të mirën e futbollit dhe për qëndrueshmërinë financiare të sektorit, ne kemi për detyrë të veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të këmbëngulim në ndjekjen e zgjidhjeve adekuate, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve të papranueshme dhe të vazhdueshme të marra nga UEFA”, thuhet në njoftimin e Barças.

Por, klubi ‘blaugrana’ thotë se nuk përjashton mundësin e dialogut.

“Për më tepër, ne u përsërisim FIFA, UEFA dhe të gjithë akterëve të futbollit, siç kemi bërë në disa raste që nga njoftimi i Superligës, angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të diskutuar, me respekt dhe pa presion të patolerueshëm dhe në përputhje me rregullin dhe ligji për të gjetur mënyrën më të përshtatshme për qëndrueshmërinë e të gjithë familjes së futbollit”, shkruan Barcelona.