23:11 / E Hënë, 29 Prill 2024 / FR

Barcelona i rikthehet fitoreve, mposht Valencian me përmbyesje, shkëlqen Lewandowski

Pas humbjes nga PSG në Ligën e Kampionëve dhe në “El Clasico” ndaj Real Madridit, Barcelona i është  rikthyer fitoreve.

Skuadra katalanase mposhti si nikoqire Valencian, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e 22-të kur Barca kaloi në epërsi me golin e Fermin Lopez.

Pas pesë minutave Hugo Duro barazoi shifrat në 1-1.

Sulmuesi spanjoll me goëin e dytë personal, duke u treguar i sakt nga penalltia në minutën e 36-të, i dha epërsinë Valencias.

Në pjesën e dytë Barcelona e përmbysi rezultatin, ku shkëlqeu Robert Lewandoeski.

Sulmuesi polak realizoi hat-trick, në minutat (49’; 82’ dhe 90+3’).

Me këtë fitore, Barcelona mbetet në vendin e dytë me 73 pilë, njëmbëdhjetë më pak se Real Madridi.

Në anën tjetër, Valencia renditet në vendin e tetë me 47 pikë./IndeksOnline/