22:35 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona i tregon Realit qysh fitohet, Messi qysh shënohet

Barcelona e ka filluar me fitore vitin 2019.

Skuadra katalonase ka mposhtur Getafen me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 18-të të La Ligas.

Messi kaloi Barcën në epërsi me një gol të bukur në minutën e 20-të të ndeshjes.

Gol edhe më të bukur realizoi Luis Suarez në minutën e 39-të, shkruan Indeksonline.

Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 43-të me golin e Jaime Mata.

Në pjesën e dytë skuadrat nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Me kët fitore, Barcelona është e para në La Liga me 40 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid. /IndeksOnline/