Barcelona ia bën “8 me 2” Huescas (Pamje)
Barcelona ka “shkatërruar” Huescan në ndeshjen e xhiros së tretë të LA Ligas.
Blaugranët fituan në Camp Nou me rezultat 8-2, shkruan indeksonline.
Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar gol në minutën e tretë të ndeshjes me anë të Cucho.
Goleadën për Barcën e filloi Messi në minutën e 16-të me një gol shumë të bukur.
Një autogol i Pulido në minutën e 24-të dyfishoi rezultatin.
Suarez shënoi gol në minutën e 39-të, të tretin për Barcën.
Gallar arriti të ngushtoj rezultatin në minutën e 42-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Barcelona u tregua edhe më e frikshme duke shënuar edhe pesë gola.
Dembele (48’), Rakitic (52’), Messi (61’), Alba (81’) dhe Suarez nga penalltia (90+3’) ishin realizatorët.
Me këtë fitore, Barca është e para në tabelë me nëntë pikë në tri ndeshje, aq sa ka edhe Real Madrid. /IndeksOnline/