16:40 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Barcelona ia bën edhe Interit si Romës, ia merr futbollistin prej “dorës”

Interi ishte shumë afër marrëveshjes me mesfushorin e Bayern Munchen, Arthuro Vidal.

Madje thuhet se agjenti i futbollistit ishte në Milano për të përmbyllur marrëveshjen me skuadrën e Spalletit.

Por në momentin e fundit ka ndërhyrë Barcelona dhe e ka rrëmbyer futbollistin.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Vidal ka pranuar kushtet për tu bashkuar me Barcelonën.

Kujtojmë se të njëjtën metodë Barca e përdori edhe me Romën kur e transferoj Malcomin. /IndeksOnline/