17:16 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Barcelona ia bën “shah-mat” Realit, kërkon tani titullin e La Ligës

Edhe pse kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në përfundim të La Ligas, Barcelona kërkon të bëhet kampion.

Në rast se Federata Spanjolle vendos të mos e vazhdoj kampionatin, atëherë katalonasit do të kenë përparësi ndaj Realit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja katalanase ‘Sport’, e cila shkruan se drejtuesit po e mendojnë këtë opsion.

Barca aktualisht është në vendin e parë në renditje me 58 pikë, dy më shumë se Reali që renditet në vendin e dytë.

Megjithatë, Federata do të vendos edhe për fatin e titullit nëse planifikon të ndërpres garat. /IndeksOnline/