08:43 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona ka gati planin për të “blinduar” dy futbollistët

Barcelona është duke filluar të mendoj për zgjatjen e kontratave të Ter Stegen dhe Semendo, që përfundojnë në vitin 2022.

Të dy rastet kanë marrë miratimin e sekretarit teknik dhe po mendohet që të hapen kontaktet për të krijuar një bazë për bisedime.

Megjithatë kjo marrëveshje nuk pritet të mbyllet para 1 korrikut të vitit të ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Të dy do të hyjnë në planin buxhetor të sezonit të ardhshëm, pasi që prioritet është rinovimi i Messit.

Katër lojtarë përfundojnë marrëdhëniet e tyre kontraktuale në vitin 2021: Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Luis Suárez dhe Leo Messi. /IndeksOnline/