22:55 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Barcelona kualifikohet në raundin tjetër të Copa del Rey

Skuadra e Barcelonës është kualifikuar në raundin tjetër të Copa del Rey.

Ekipi katalunas fitoi 2 me 3 ndaj Barbastro në stadiumin “Municipal de Deportes”, shkruan Indeksonline

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi 20-vjeçari, Fermin Lopez në minutën e 18’të.

Në pjesën e dytë, Barça shënoi edhe njëherë me anë të Raphinha për ta çuar rezultatin në 0 me 2.

Vendasit në minutën e 60’të ngushtuan epërsinë me anë të De Mesa Garrido.

Kurse golin e fundit për Barcelonën në këtë takim e shënoi Robert Lewandowski nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga penalltia shënoi edhe skuadra vendase me anë të Marc Prat, por nuk mjaftoi për t’i marrë ndonjë rezultat befasues ekipit të Xavit.

Me këtë fitore, Barcelona siguron kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Spanjës, kurse kundërshtarin e radhës e mëson pas hedhjes së shortit./Indeksonline/