22:42 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Barcelona mbetet e pamposhtur këtë sezon, thyen “mallkimin” 11 vjeçar (Video)

Barcelona ka shënuar fitore kundër Real Sociedadit me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas.

Sociedad shënoi dy gola në fillim të ndeshjes, me ëillian Jose dhe Juanmi realizator.

Barca u kundërpërgjigj me katër gola, duke shënuar fitoren e parë pas 11 vitesh në Estadio Anoeta.

Golat për Blaugranët i shënuan, Paulinho, dy Suarez dhe një kryevepër nga Messi.

Me këtë fitore, Barcelona është e para me 51 pikë, 9 më shumë se Atletico dhe 19 më shumë se Real Madrid. /IndeksOnline/