12:46 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Barcelona merr lajmin e mirë, rikthehet më në fund Ansu Fati!

Klubi i Barcelonës ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e ekipit.

Super talenti, Ansu Fati është i gatshëm për lojë pas disa muajsh mungesë, transmeton Indeksonline.

Me anë të një videoje, Barcelona ka bërë të ditur që “10”-shi i ekipit është i gatshëm për ndeshjen kundër Levantes nesër.

Fati sezonin e kaluar kishte pësuar një lëndim që e la për disa muaj larg fushave të blerta./Indeksonline/