12:01 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / B O

Barcelona merr vendimin final për Alonson

Marcos Alonso mbërriti te Barcelona verën e kaluar. Mbrojtësi spanjoll erdhi si futbollist i lirë, në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Ideja fillestare ishte që Alonso të nënshkruante për tre vjet, por problemet me Fair Play-in financiar bënë që ai të nënshkruante vetëm për një vit.

Megjithatë, mbrojtësi i krahut të majtë do të nënshkruaj kontratë të re me katalonasit.

Barcelona do t’i ofrojë rinovimin futbollistit pas mbylljes së merkatos dimërore. Vendimi tashmë është marrë dhe mbetet vetëm ekzekutimi i tij./Indeksonline/