09:01 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barcelona në garë me Chelsea për transferimin e ‘gardianit’ të Ajaxit

Portieri i Ajax, Andre Onana raportohet që është në fokusin e Barcelonës.

Gjigantët katalunas po e dëshirojnë në skuadër portierin i cili me paraqitjet e tij fantastike ka lënë përshtypje të mira te shumë skuadra të mëdha, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo Barcelona po dëshiron ta transferojë për një shumë më të vogël të parave.

Onana edhe pse cilësohet si një nga futbollistët kryesor të Ajaxit ai pritet të largohet nga klubi pasi që priten oferta të mëdha për të.

23 vjeçari më parë ishte pjesë e akademisë së Barcelonës para se të transferohej në Ajax në vitin 2015, kurse edhe Chelsea thuhet se vazhdimisht janë duke e vëzhguar atë./Indeksonline/.