08:32 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona nis bisedimet për De Ligt

Në Barcelonë nuk duan të presin shumë për mbrojtësin holandez.

Klubi katalanas ka nisur bisedimet me agjentin Mino Raiola, për transferimin e Mathhijs de Ligt në Camp Nou.

Gazeta Sport, shkruan që drejtuesit e Barcelonës duan ta bindin holandezin të transferohet te blaugranat, duke parë edhe interesimin e Manchester Cityt për të.

Raiola pritet të udhëtojë drejtë Spanjës, ku edhe do të nisë negociatat që lojtari të transferohet te Barcelona dhe një gjë e tillë mund të ndodh qysh në afatin kalimtar të janarit.

Temat: