13:28 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Abidal darkoi mbrëmë me objektivin primar të Barçës

Eric Abidal ishte në Amsterdam të mërkurën e kaluar, ku ai darkoi me qendër-mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Lajmin është konfirmuar në TV SHOW-in, ”El club de la Mitjanit” në Catalunya Radio.

I vetëdijshëm për interesimet në De Ligt, drejtori sportiv i Barcelonës udhëtoi në Holandë për të biseduar personalisht me mbrojtësin e ri, transmeton IndeksOnline.

Image result for de ligt

Siç është zbuluar nga SPORT, De Ligt është objektivi primar i Barcelonës për ta përforcuar skuadrën në verën e ardhshme, krahas bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jong.

Abidal ka folur edhe me De Jong, por vetëm në telefon, duke ia treguar interesimin e klubit katalunas.

Barcelona tashmë i ka filluar bisedimet me De Ligt përmes agjentit të tij./IndeksOnline/