10:53 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përgjigjja e sinqertë e Overmars kur pyetet për të ardhmen e De Jong & De Ligt

Ajaxi ishte në gjendje t’i shmangej interesimit të klubeve të mëdha evropiane për Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt në verë.

Por, tani, drejtori sportiv i klubit holandez, Marc Overmars ka pohuar se do të jetë e vështirë që Ajaxi t’i mbajë dy yjet për një kohë të gjatë.

Me klubet e interesuara si Barcelona për dyshen në fjalë, largimi i tyre është i pashmangshëm, transmeton IndeksOnline.

”Do të jetë e vështirë që t’i mbajmë këta lojtarë, të cilët janë në gazeta çdo ditë shkaku i interesimeve nga klubet tjera”, tha Overmars.

”Vitin e kaluar ne arritëm ta mbajmë grupin të bashkuar dhe ne shitëm vetëm Patrick Kluivert, por do të jetë e pamundur t’i mbajmë këta lojtarë këtu në vitet e ardhshme”.

Përndryshe, De Jong dhe De Ligt ishin të pranishëm në fushë për Holandën në ndeshjen ndaj Francës, ku impresionuan me paraqitjet e tyre./IndeksOnline/