09:05 / E Premte, 02 Shtator 2022 / B O

Barcelona nuk arriti ta regjistrojë mbrëmë Marcos Alonson, por ky njoftim i Chelseat i kryen punë sot!

Barcelona nuk ka arritur mbrëmë të regjistrojë me kohë nënshkrimin e Marcos Alonsos si futbollist të ri. Pavarësisht se kishte marrëveshje me Chelsean, skuadrës katalonase nuk i mjaftoi koha në orët e fundit të afatit kalimtar që të regjistrojë futbollistin spanjoll.

Por një njoftim i Chelseat do i jep mundësinë Barcelonës që marrëveshjen ta zyrtarizoj në orët e ardhshme. Chelsea doli me njoftim se e ka shkëputur kontratën me Alonson, për ti dhënë të drejtën legjitime Barcelonës që të nënshkruarj me mbrojtësin e krahut.

“Marcos Alonso është larguar nga Chelsea me pëlqim reciprok, duke i dhënë fund lidhjes gjashtëvjeçare me klubin. Ne të gjithë i urojmë më të mirat për pjesën tjetër të jetës” thuhet në njoftimin e Chelseat.

Alonso kishte edhe një vit kontratë me Chelsean , deri në qershor të vitit 2023.Duke qenë agjent i lirë, Barcelona ka sot të drejtën që të zyrtarizoj blerjen e lojtarit./Indeksonline/