20:40 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Barcelona nuk ka fituar në Real Sociedad që 11 vjet

Barcelona mund të jetë e pamposhtur këtë sezon, por ata sonte përballen me testin e tyre më të vështirë të sezonit, kundër Real Sociedad.

Pothuajse 11 vjet kanë kaluar qëkur gjigantët katalanas kanë regjistruar një fitore në Anoeta, më 5 maj 2007.

Që nga ateherë janë zhvilluar shtatë ndeshje, ku pesë i ka fituar Real Sociedad ndërsa dy kanë përfunduar në barazim. /IndeksOnline/