15:21 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Barcelona nuk pajtohet/ Apelon për dënimin e Messit

Skuadra e Barcelonës do të apelojë për dënimin e Lionel Messit.

Sot u morr vendimi se sulmuesi argjentinas, do të ndëshkohet me dy ndeshje moslojë, për shkak të kartonit të kuq në Superkupën e Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Klubi katalunas ka dalë me një postim në rrjetet sociale, ku tregon se do të apelojë për ndëshkimin e Messit.

Kujtojmë se për Messin ishte kartoni i parë i kuq në karrierë me klubin e Barcelonës./IndeksOnline/