75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / A. M.

Barcelona optimiste për transferimin e Marcos Alonso

Pas gjashtë transferimeve të bëra nga ekipi Barcelonës, duket se transferimi i radhës do të jetë Marcos Alonso.

Sipas gazetës ‘Sport’, ekipi katalunas është i sigurt në arritjen e kësaj marrëveshjeje, transmeton IndeksOnline.

Ata kanë dërguar tek ekipi i Premier Ligës një ofertë prej 7 milionë funtesh, ku ekipi i Chelsea kërkon më shumë, kurse lojtari ka pranuar pagë më të ulët sesa që ka aktualisht tek blutë.

Nëse arrihet marrëveshja, Alonso do të jetë pjesë e Barcelonës për tri vitet e ardhshme./IndeksOnline/