75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona pa “yjet” kalon me lehtësi në fazën tjetër

Barcelona ka kaluar me lehtësi në fazën e 1/8 të Kupës së Spanjës.

Katalonasit mposhtën Leonesan me rezultat 4-1 në ndeshjen kthyese në Camp Nou pas fitores minimale në ndeshjen e parë.

Golat për Barcën i shënuan El Haddadi (18’), Denis Suarez (26’ dhe 70’) dhe Malcom në minutën e 43-të.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Josep Sene në minutën e 54-të të ndeshjes. /IndeksOnline/