12:57 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Barcelona paralajmëron Cityn për yllin e saj: “Merrni 15 milionë euro ose s’merrni asnjë cent vitin e ardhshëm”

Skuadra e Barcelonës është duke synuar ta forcojë mbrojtjen e saj pas problemeve që pati sezonin e kaluar.

Katalunasit janë vënë pas mbrojtësit të Manchester Cityt, Eric Garcia, transmeton Indeksonline.

Klubi anglez kërkon 20 milionë euro për mbrojtësin spanjoll, por Barcelona e ka paralajmëruar atë.

Sipas gazetarit, Oriol Domenech, Barcelona i ka thënë Cityt se nuk jep më shumë se 15 milionë euro.

Katalunasit kanë kërkuar që City ta pranojë këtë ofertë ose do ta humbasë Eric Garcian falas sezonin tjetër.

Kjo pasi mbrojtësit i skadon kontrata dhe do të mbetet lojtar i lirë./Indeksonline/