00:00 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Barcelona përshëndetet me titullin

Ekipi i Barcelonës mund të quhet teknikisht jashtë garës për titull në La Liga.

Ata sonte barazuan me rezultat 2:2 kundër Atletico Madrid, transmeton Indeksonline.

Golat për katalunasit i shënuan Costa autogol dhe Messi, kurse për Atleticon i shënoj Saul Niguez nga pika e bardhë.

Barcelona tash është një pikë afër Real Madridit, por të cilët kanë një ndeshje më pak.

Me këto gabime që po i bën Barcelona mund të thuhet lirisht se titulli do të jetë i Real Madridit këtë sezon./Indeksonline/