14:54 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

“Barcelona po i trajton shumë keq legjendat”, trajneri i Sevillas: Dikur Messin, tani Xavin!

Skuadra e Barcelonës sot shkarkoi nga detyra trajnerin spanjoll, Xavi.

Gjatë konferencës për media, trajneri i Sevillas – Quique Sanchez mori lajmin për largimin e Xavit nga stoli i klubit katalunas, shkruan Indeksonline

Ai bëri një reagim interesant, duke thënë se Barça nuk është duke i trajtuar legjenda e klubit mirë.

“Nuk dua ta them këtë, por shikoni se si Barcelona është duke i trajtuar legjendat.

“Çfarë brezi i keq. Me Koeman, me Messin tani edhe me Xavin. Uroj që klubet t’i trajtojnë legjendat e tyre më mirë. Kjo do ishte më mirë. Një lidhje me drejtuesit dhe tifozët”, u shpreh trajneri i Sevillas

Kujtojmë që vendin e Xavit te Barcelona pritet ta zë trajneri gjerman, Hansi Flick./Indeksonline/