07:54 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona po rrezikon të humbasë yllin për një kohë të gjatë

Lajme aspak të mirë te skuadra e Barcelonës, që rrezikon të mos ketë deri në fund të sezonit sulmuesin uruguajan Luis Suarez, i dëmtuar dy javë më parë në gju. Sulmuesi vijon me ritëm të plotë terapinë nën kujdesin e stafit mjekësor, por mediat spanjolle deklarojnë se gjendja e sulmuesit 31-vjeçar nuk ka asnjë përmirësim. Për këtë arsye, në horizont duket operacioni në gju, hipotezë që orët e fundit po merr gjithnjë e më shumë formë.

Duket se stafi mjekësor po pret edhe disa ditë për të parë se si do të shkojnë gjërat, nëse terapia do të sjellë ndonjë përmirësim apo situata do të vijojë të jetë e dyshimtë, ashtu si më parë. Në rast se gjendja nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, atëherë ndërhyrja kirurgjikale është e paevitueshme. Çka do të thotë një “stop” i gjatë për sulmuesin e Barcelonës, që rrezikon të mos e ketë në dispozicion lojtarin deri në fund të sezonit.

 

Temat: