09:23 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Barcelona pranë rinovimit të kontratës me Ter Stegen

Skuadra e Barcelonës është afër marrëveshjes me Marc Andre Ter Stegen për vazhdimin e kontratës.

Marca raporton se marrëveshja e re mes dy palëve është shumë afër, shkruan IndeksOnline.

Portieri gjerman me kontratën e re do të jetë pjesë e Barcelonës deri në qershorin e vitit 2028, dhe sipas gazetës spanjolle, paga e tij do ta ndihmoj klubin.

Deri më tani nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar, por ka avancime të mëdha./IndeksOnline/