75 Mall Live Search
18:23 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / OSH

Barcelona pritet t’i ofrojë kontratë Dembeles

Barcelona dhe agjenti i Ousmane Dembele do të kenë një takim për zgjatje të kontratës, transmeton Indeksonline.

Sipas Goal, takimi ndërmjet palëve do mbahet nga mesi i muajit shtator.

Kontrata e tanishme e francezit skadon verën e ardhshme por ai dëshiron të qëndrojë dhe klubi është gati që ta mbajë atë në skuadër. /Indeksonline/