13:14 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Barcelona publikon listën e futbollistëve të ftuar për “El Classico”, rikthehet ylli i skuadrës

Klubi i Barcelonës e ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Real Madridit që zhvillohet nesër.

Pjesë e listës është edhe mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, që ishte në dyshim nëse do të rikthehej apo jo, transmeton Indeksonline.

Përveç Marc Andrea Ter Stegen dhe Samuel Umtiti, katalunasit nuk kanë mungesa të tjera.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Camp Nou”./Indeksonline/

Image