Barcelona publikon listën për Ligën e Kampionëve, ky është vendimi për Messin
Të martën Barcelona do të luajë në Gjermani kundër Dortmundit në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Trajneri Ernesto Valverde, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Në listë është përfshirë edhe Lionel Messi, që rikthehet nga lëndimi pas dy muajsh.
Argjentinasi ka munguar në ndeshjet para sezonale dhe katër ndeshjet e para të La Ligas. /IndeksOnline/
