18:11 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Barcelona refuzon edhe një ofertë nga Man.Utd për De Jong

Barcelona ka refuzuar edhe një ofertë të Manchester United, për holandezin Frenkie de Jong.

Oferta e përmirësuar nga Djatë e Kuq kësaj radhe ishte në vlerë prej 56 milionë funte.

Raportet në Spanjë thojnë se United kohët e fundit e rriti ofertën e tyre në 56 milionë funte, megjithatë, Barça e ka bërë të qartë se do ta shesë De Jong vetëm për 65 milionë funte, transmeton Indeksonline.

Trajneri i ri i Manchesterit, Erik ten Hag dëshiron të ribashkohet me lojtarin këtë verë, pasi ishin së bashku te skuadra e Ajaxit.

De Jong, i cili ka ende katër vjet kontratë në Nou Camp, ka bërë 140 paraqitje për Barçën, duke shënuar 13 gola dhe duke fituar Kupën e Mbretit.

Ai më parë ka punuar së bashku me Ten Hag te Ajax, ku ata pretenduan titullin holandez dhe arritën brenda pak sekondash nga arritja në finalen e Ligës së Kampionëve në 2019.

25-vjeçari nuk është lojtari i vetëm në radarin e Ten Hag, megjithatë, pasi raportet sugjerojnë se United është gjithashtu afër nënshkrimit të anësorit aktual të Ajax, Antony. /Indeksonline/