75 Mall Live Search
14:16 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Barcelona siguron edhe një transferim, vjen në verë

Barcelona ka qenë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke transferuar Philipe Coutinhon dhe Yerri Mina, shkruan indeksonline.

Skuadra katalonase ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Gremio, Arthur.

21 vjeçari ka qenë i lidhur me Barçën për disa kohë dhe  spekulimet shpërthyen në dhjetor të vitit të kaluar  kur ai u paraqit me fanellën e Barcës gjatë një takimi me sekretarin teknik, Robert Fernandez.

Edhe pse një marrëveshje në parim është arritur, Mundo Deportivo njofton se Arthur do të transferohet në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës. /IndeksOnline/