18:09 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Barcelona tregohet e “frikshme”, e “shkel” Atleticon

Barcelona ka shënuar fitore të madhe në Cam Nou.

Katalonasit kanë mposhtur Atletico Madridin me rezultat 4-2 në ndeshjen e javës së 23-të të La Ligas.

Golat për skuadrën e Xavit i shënuan Alba (10’), Gavi (21’), Araujo (43’) dhe Alves (49’).

Ndërsa golat për Atleticon i shënuan Carrasco (8’) dhe Suarez (58’).

20 minutat e fundit Barca luajti me 10 lojtar pasi Dani Alves u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e katërt me 38 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid. /IndeksOnline/