19:00 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Barcelona tri ndeshje larg rekordit historik

Barcelona është skuadra e vetme në top pesë ligat evropiane që nuk ka shijuar humbje në ligë këtë sezon, shkruan indeksonline.

Madje skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde nuk ka shijuar humbjen që nga prilli i vitit 2017.

36 ndeshje pa shijuar humbje në La Liga, e bëjnë Barcën dy ndeshje larg barazimit të rekordit dhe tri ta thyej atë.

Real Sociedad (1979-80) është skuadra që e mbanë këtë rekord me 38 ndeshje pa humbje.

Megjithatë për të arritur këtë rekord, Barca duhet të mos mposhtet nga Sevilla, Leganes dhe Valencia që takohet në tri ndeshjet e ardhshme. /IndeksOnline/