13:13 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona zbulon fanellat e treta ”pink” për sezonin, 2018/19

Fanellat e treta të Barcelonës janë lansuar gjatë ditës së sotme.

Barcelona e ka bërë këtë të ditur përmes një video të postuar në rrjetin social, Twitter, me lojtarët ku shihen duke i veshur këto fanella në video-lojën, PES 2019.

Dizajni ngjyrë pembe paraqet një pamje të përgjithshme të qytetit, dhe dizajneri i Nikes, Pete Hoppins thotë se këto fanella i përshtaten etikës së Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

”Ne besojmë se këto fanella janë eksituese dhe idealisht i përshtaten Barcelonës”, tha Hoppins.

Barcelona mund të debutojë me këto fanella këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Real Sociedadit.

Katalunasit e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri duke i fituar tri ndeshjet e para – duke shënuar 12 gola dhe duke pranuar vetëm 2./IndeksOnline/

Temat: