18:09 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Barcelonës nuk i kryen punë as rikthimi i Messit, turpërohet në Camp Nou

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betis me rezultat 3-4 në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligas.

Për të nxjerrë rezultat pozitiv, Barcës nuk i mjaftoi as rikthimi i Leo Messit nga lëndimi.

Betis e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola që në pjesë të parë, shkruan Indeksonline.

Firpo Junior kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 20-të me një supergol.

Joaquin dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të të ndeshjes.

Barcelona u rikthye për një moment pasi Messi realizoi nga penalltia.

Por nuk kaluan as katër minuta kur Le Ceslo shënoi golin e tretë për Betisin.

Vidali përsëri ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të.

Por Real Betis kishte shkuar në Camp Nou vetëm për fitore.

Golin e nokautit për Barcelonën dhe të fitores për mysafiret e shënoi Canales në minutën e 83-të.

Goli i Messit në minutën e katërt shtesë ishte vetëm sa për statistika.

Edhe pas humbjes, Barca vazhdon kryesimin me 24 pikë, një më shumë se Atletico dhe Alaves ndërsa Betis është në pozitën e 12-të me 16 pikë. /IndeksOnline/