Barçës i humbet durimi, e përzë yllin e skuadrës
Ousmane Dembeles i është hapur dera e largimit nga Barcelona dhe se ai duhet t’i konsiderojë opsionet e tij në afatin kalimtar veror, gjithnjë sipas RAC1.
Anësori ka qenë subjekt i spekulimeve ditëve të fundit për mosmarrëveshjet me trajnerin, Ernesto Valverde, dhe tani atij i është thënë se mund të largohet.
E gjithë kjo vjen pasi Dembele ishte rezervist i papërdorur në fitoren, 2-0 ndaj Interit, teksa edhe ”El Clasico-n” e nisi nga stoli, transmeton IndeksOnline.
Dhe normalisht fituesi i Kampionatit Botëror është i pakënaqur me situatën e tij dhe se mund të transferohet te ndonjë skuadër, ku mund të luajë më shumë.
Francezi e filloi sezonin aktual si startues dhe bënte disa paraqitje impresive.
Por, me agjendën e ngjeshur, Valverde filloi me rotacionet e tij, dhe tani Dembele po e gjen veten në stol./IndeksOnline/