17:57 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

Barçës janë “lodhë meshkujt” por jo gratë, fitojnë Ligën e Kampionëve

Skuadra e grave e Barcelonës ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/23.

Katalonaset në finale kanë mposhtur Wolfsburgun me rezultat 3-2 në një ndeshje shumë interesante.

Gjermanet ishin në epërsi prej dy golave në pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Pajor në minutën e tretë dhe Popp në minutën e 37-të realizuan për skudrën e Wolfsburgut.

Por vajzat e Barcelonës u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë.

Guijarro shënoi dy gola të shpejtë (48’ & 50’) dhe një gol i Rolfo në minutën e 70-të për të përmbysur rezultatin.

Ky është titulli i dytë i Barcelonës në Ligën e Kampionëve pas atij të fituar në vitin 2021 derisa dy herë ka humbur në finale. Dy tituj i ka edhe Wolfsburgu që sot ka humbur finalen e katërt.

Lyon është skuadra më e suksesshme në Ligën e Kampionëve të grave me tetë tituj të fituar e ndjekur nga Frankfurt me katër. /IndeksOnline/